BBC tallet me veshjen e Edi Ramës në Samitin e Londrës (VIDEO)

Duket se dikush ka ngatërruar kodin e veshjes shkruan gjigandi britanik i BBC, i cili përmes një videoje të postuar në rrjetin social Tëitter, vë në dukje atletet e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Marketing

BCC shkruan në video me tone humori se “fotoja e familjes” është një moment tradicional në mbledhjet që zhvillohen mes liderëve të botës.

“Por atletet sportive nuk duken shpesh në rreshtin e parë”- shton më tutje BBC, e cila thotë se i përkasin kryeministrit shqiptar.

Në fund të videos, BBC jep dhe tonin e ironisë me pak fjalë dhe spostimin e fokusit të pamjeve, nga këpucët e Edi Ramës, tek buzëqeshja e madhe e kryeministrit.

“Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama… i cili mesa duket e ka shijuar momentin (e fotos)

https://twitter.com/BBCPolitics/status/1016764074472984578

Marketing