Në Shkup komemoracion për viktimat nga gjenocidi në Srebrenicë

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, deputetëve, partive politike, përfaqësuesve nga Bashkësia fetare islame dhe shoqatat, mbrëmë në hapësirat e komunës së Çairit u mbajt komemoracion për viktimat nga gjenocidi në Srebrenicë, në organizim të “Forumit të boshnjakëve”.

Marketing

pas intonimit të himneve të Republikës së Maaqedonisë dje Bosnjë e Hercegovinës u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave në Srebrenicë, e mëas të pranishmëve iu drejtua koordinuesi i Forumit të boshnjakëve, Sadrija Hasanoviq.

Në komemoracion foli deputeti Zeqir Ramçilloviq, i cili tha se me rëndësi është ta përkujtojmë vetenh, t’i përkujtojmë edhe të tjerët për gjenocidin në Srebrenicë, të kujtohemi dhe të nxjerrim mësim, por edhe t’u bëjmë porosi të gjithëve, porosi të dënimit dhe porosi për gatishmëri të ndërtojmë të nesërme më të mirë për të gjithë, por në raporte të barabarta.

“Porosia në komemoracionin e sotëm është ‘të dihet, të mos harrohet’. Duke pasur parasysh se Srebrenica është çështje morale e rendit të parë dhe i përket tërë njerëzimit, sot jemi këtu pjesëtarë nhga të gjitha grupet etnike dhe nga të gjitha bashkësitë fetare bashkarisht ta dënojmë atë që ndodhi në Srebrenicë në mënyrë që të mos i përsëritet askujt”, theksoi koordinuesi i Forumit tëp boshnjakëve, Enes Shemsoviq.

Në kuadër të shënimit dje një grup i qytetarëve udhëtoi drejt Qendrës memoriale Potoçari në BeH.

Me rastin e shënimit të 11 korrikut – Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, sot kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi do të realizojë takim me përfaqësuesit e shoqatave boshnjake dhe komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë.

Në orët e pasdites do të mbahet edhe “Marshi i paqes” për solidaritet me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995 dhe anëtarëve të mbijetuar të familjeve të tyre.

Marketing