Vrasja e Sazdovskit, të dyshuarit paraqiten në gjyq

Dy nga tre të dyshuarit për rrahjen e tifozit “Komitët”, Nikolla Sazdovski sot për herë të parë u morën në pyetje nga organi i akuzës. Të dytë kanë shfrytëzuar të drejtën që fillimisht të njihen me dëshmitë e më pas të prononcohen. Termini i sotëm për marrje në pyetje ishte caktuar para se të ndërrojë jetë i riu 21 vjeçar. Asmir Alispahiq i cili është avokat i të dyshuarit të dytë, shprehet se sot për herë të parë është takuar me klientin e tij.

Marketing

“Sot u lexua urdhri për zhvillimin e hetimit nga ana e prokurorit kompetent publik…Apeloj këtij rasti tragjik të mos i jepet asnjë konotacion etnik, politik ose fetar dhe të lejojmë organet e hetuesisë, gjegjësisht Prokuroria publike ta përfundojë hetimin”, deklaroi Asmir Alispahiq, avokat i njërit prej të dyshuarve.

Nga Prokuroria nuk duan të zbulojnë hollësi për opinionin.

Prokuroria Publike e RM-së

“Hetimi është në rrjedhë, ndërmerren veprime hetuese, grumbullohen edhe dëshmi materiale. Deri në momentin e miratimit të vendimit të Prokurorisë, prokurori publik do të ndërmarrë veprime në drejtim të përcaktimit të fakteve relevante në këtë lëndë”.

Dy sulmuesit mbeten në paraburgim në „Shutkë“, ndërsa policia është në kërkim të personit të tretë. Që të tre janë të dyshuar se më 29 qershor e kanë rrahur në mënyrë brutale të riun Nikolla Sazdovski në stacionin e autobusëve në lagjen Autokomandë të Shkupit. Pas komës dhjetëditëshe, i riu ndërroi jetë. Obduksioni tregoi se vendimtar ka qenë lëndimi i trurit. Sazdovski, i cili u varros dje, ishte pjesëtar i grupit të tifozëve nga Shkupi “Komiti”. Tifozët e prolonguan marshin e sotëm protestues për nder të Sazdovskit dhe porositën që kjo humbje të mos keqpërdoret për çfarëdo loje politike.

Alsat M

Marketing