Osmani: Sot hapet kapitulli i ri për Maqedoninë

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani nga selia e NATO-s në Bruksel përmes video porosisë i shfaqi pritjet e tij nga Samiti i Aleancës në të cilin Maqedonia duhet të marrë ftesë për anëtarësim.

Marketing

“Sot është ditë historike. Ditë që e presim e gjithë gjenerata ime dhe gjeneratat para meje. Sot mbyllim një kapitull nga zhvillimi shoqëror dhe shtetëror të RM-së. Ne fillojmë proces të ri dhe absolutisht tashmë bëhet i pakthyeshëm dhe për NATO-n dhe për BE-në. Këto janë hapa komplementare ku që kushtet janë pothuajse të njëjta për anëtarësim”, thotë Osmani në video porosinë.

Ai shtoi se është bërë shumë në këtë periudhë edhe në pjesën e reformave, si Plani 3-6-9, edhe në ditën e zgjidhjes së çështjeve të ndjeshme politike, ashtu që, vlerëson, sot hapet ardhmëria për RM-në edhe në pjesën e NATO-s edhe në pjesën e BE-së, megjithatë veçanërisht për perspektivat që këto dy organizata i ofrojnë në kuptim të stabilitetit, në kuptim të sigurisë, në kuptim të investimeve të huaja, në kuptim të vendeve të reja të punës, për standard më të mirë të jetesës, për qëndrimin e të rinjve këtu, për arsim më cilësor, për shëndetësi më cilësore.

“Nuk po ekzagjeroj nëse them se sot ndahet historia e Maqedonisë në atë deri më tani dhe nga tani e tutje. Shoh dritë që tani e tutje edhe për shtetin edhe për qytetarët”, theksoi Osmani.
Ai sqaroi se korniza për reforma është vendosur që me Planin 3-6-9, kur janë përcaktuar prioritetet, janë sjellë strategjitë, janë të gatshme planet vepruese me kalendarin kohor për miratimin e atyre dhe se tani fillon implementimi i atij procesi.

Normalisht, thekson, do të paraprijë skrin. Skrin do të thotë përcaktimi që me direktivat që duhet t’i arrijmë dhe deri ku jemi ne për momentin që ta vlerësojmë hapësirën që duhet ta plotësojmë me reforma dhe masa. Pasi që do ta konstatojmë saktësisht atë hapësirë që duhet të implementohet dhe plotësohet tashmë fillojmë me procesin e implementimit. Ashtu që do të jetë tani një periudhë dinamike, shumë punë, shumë njerëz do të duhet të jenë shumë të angazhuar.

Sipas Osmanit ky nuk është proces që është obligim ekskluziv i Qeverisë.

“Tashmë, thotë në video porosinë, prej sot të gjithë qytetarët do të duhet të mobilizohen. Tashmë kjo energji do t’i mobilizojë vetvetiu edhe qytetarët, të gjitha shtresat shoqërore që të vihen në funksion në të ardhmen që sot tashmë e shohim dhe e krijojmë.