Kështu uron Ali Ahmeti qytetarët marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO

Kam kënaqësinë e veçantë që të uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO që paraqet arritje të madhe dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmën e sigurt të vendit tonë.

Marketing

Integrimi EuroAtlantik ka qenë udhërëfyes i aktivitetit tonë politik dhe shoqëror që nga fillet e veprimtarisë sonë gjer sot dhe përkushtimi jonë konzistent drejt realizimit të këtij synimi, pa e humbur përqëndrimin për asnjë çast, ka rezultuar me sukses të përbashkët.

Integrimi i plotë i vendit tonë, por edhe i rajonit në NATO e bën lirinë tonë të plotë, mundëson siguri, stabilitet, paqë të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore.

Arritjet e këtij viti të cilat mundësojnë barazi dhe integrim EuroAtlantik janë synim i të gjithë qytetarëve dhe partive politike në vend, prandaj të gjithë ne bashkarisht duhet të punojmë për rrumbullakësim të suksesshëm të këtij procesi.

Këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët të qytetarëve tanë, partive politike, shoqërisë civile, botës akademike, mediave dhe miqve ndërkombëtar.

Kjo ëndërr e qytetarëve tanë që ka filluar të realizohet sot kërkon nga ne që të bashkohemi rreth Maqedonisë euroatlantike.

Marketing