Për VMRO-DPMNE ftesa për në NATO është e kushtëzuar nga paaftësia e pushtetit, andaj paralajmërojnë protestë të dielën në Kavadar.
“Nuk ka as datë për bisedime për integrim në BE e as ftesë pa kushte për anëtarësim në NATO. Nuk ka për shkak se kemi qeveri të paaftë. Duhet patjetër të ndërpriten dështimet, ku përgjegjës për këtë është secili nga pushteti. VMRO-DPMNE do të vazhdojë të luftojë me të gjitha forcat kundër kësaj së keqeje që e përjeton secili qytetar. Prandaj, do të vazhdojmë të protestojmë.” tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.