Maqedonia me strategji pesëvjeçare për bashkëpunim me diasporën

Strategjia kombëtare për bashkëpunim me diasporën 2018-2023 është në fund dhe pritet të miratohet deri në fund të verës. Ai është dokumenti i parë strategjik i që një Qeveri në këto 27 vitet e punon në pjesën e diasporës. Këtë e theksoi ministri pa resor i obliguar për diasporën Edmond Ademi në intervistën për MIA.
“Strategjia kombëtare i ka katër shtylla kyçe. E para është pjesa politiko-administrative ku rregullohet e drejta për votim e diasporës, përshpejtimi i dokumentacionit, krijimi i një sistemi më të shpejtë dhe më funksional, që të mos priten dokumente me muaj. Shtylla e dytë është aspekti ekonomik dhe investimet. Ligji për mbështetje financiare të investimeve edhe pse ishte paraparë në Strategjinë kombëtare, tanimë është sjellë. Në një pjesë është edhe bashkëpunimi midis bizneseve dhe promovimi i turizmit”, thotë Ademi.

Marketing

Shtylla e tretë është për arsimin, shkencën dhe të rinjtë. Sqaron se në këtë pjesë ka mjaft aktivitete për mësimin e gjuhës amtare, për rritjen e numrit të arsimtarëve të cilët do të dërgohen apo tanimë jetojnë dhe punojnë në ndonjë nga vendet të cilat shteti mund t’i shfrytëzojë dhe angazhojë në mësimin e gjuhës amtare të fëmijëve të diasporës, të cilët janë me prejardhje nga Maqedonia.

“Në kuadër të asaj shtylle mendohet për hapjen e një qendre hulumtuese për çështje dhe politika me interes të diasporës në kuadër të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Shtylla e katërt është për kulturë dhe për promovimin e vlerave kulturore në Republikën e Maqedoni, të promovohen dallimet kulturore”, thekson Ademi.

Ministri Ademi në intervistë shton se ata janë bartësit në përpunimin e Strategjisë kombëtare, ndërsa janë kyçur përfaqësues nga të gjitha ministritë të cilët kanë kompetenca me diasporën, si Ministria e Financave, për Punë të Jashtme, Punë të Brendshme, për Punë dhe Politikë Sociale, për Arsim dhe Shkencë, për Kulturë, për Shëndetësi, Agjencia për emigrantët, ekspertë nga Maqedonia, profesorë universitar… Janë përfshirë më shumë organizata nga diaspora si Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM), Forumi për Maqedoni Demokratike, Lidhja e Shoqatave të Maqedonisë nga Suedia të cilët kanë përcjellë qëndrimin dhe idetë e tyre. Strategjia kombëtare është bërë me mbështetje të ekspertëve nga Organizata ndërkombëtare për emigrantë (IOM).

Në intervistë Ademi thekson se Maqedonia është një nga vendet e rralla të rajonit, ndoshta dhe e vetmja, e cila nuk ka ligj për diasporën. Sipas tij, nevojitet një ligj i tillë edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh kush do të jetë në pushtet, nëse dështon ideja për formimin e ministrisë për diasporën, me rëndësi është të kemi së paku ministër për diasporë.