Sektori për punë të brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër S.M.(38) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për rrezikim të përgjithshëm, sulm ndaj personit zyrtar, vjedhje e rëndë dhe dy vepra penale vjedhje dhe kundër S.I.(19) dhe një adoleshent 16 vjeçar, dytë nga Kumanova për shkak të kryerjes së veprës penale ndihmë në krim.
Ashtu si informuan nga Ministria e punëve të brendshme me 07.02.2018 në rajonin e fshatit Bogovinë, nga ana e zyrtarëve policor gjatë tentimit për të ndaluar veturën, i padituri i parë me shpejtësi të madhe është drejtuar kah polici, ku nga zyrtarët tjerë policor është dhënë urdhër gojor dhe ata kanë gjuajtur disa plumba në ajër për paralajmërim.
Pastaj i padituri i parë ka pasur sukses që të ikë.
Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se i padituri i dytë dhe i tretë i kanë ndihmuar të paditurit të parë që të ikë, ku në Shkup, në lagjen Gjorce Petrov, personat janë arrestuar.
Gjatë procedurës së zbardhjes së rastit, është vërtetuar se i padituri i parë në periudhën nga 11.01.2018 deri me 08.02.2018 në Tetovë në rrugën “Blagoja toska” në shtëpinë e I.T. kanë tentuar që të vjedhin, derisa në lokacione të ndryshme në Tetovë kanë kryer vjedhje të targave nga veturat.