“Duke marrë parasysh rekomandimet e institucioneve relevante në fushën e turizmit – Organizatës Botërore të Turizmit dhe Komitetit për Turizëm të Komisionit Europian – për digjitalizim dhe inovacion më të madh në promovimin e turizmit filluam projektin Visit Macedonia dhe për një muaj e gjysmë kemi arritur ta zhvillojmë këtë aplikacion, i cili ndjek trendet globale për digjitalizim dhe inovacion të promovimit të turizmit, dhe synon të tërheqë vëmendjen e turistëve, veçanërisht atyre që janë tranzitorë.
Numri i tyre, në vit, nuk është aspak per tu anashkaluar. Vetëm nëpërmjet Korridorit 10, ne vendin tonë kalojnë mesatarisht 3.5 milion vizitorë tranzit. Dhe nëse ne ua prezantojmë atyre vlerat që posedon vendi ynë, dhe vetëm për një ditë ti bindim të qëndrojnë në Maqedoni, ne do të fitojmë shumë”, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Ministri informoi se projekti është përgatitur nga kompania “SIMT” (Softver Ingineering Marketing Trade) dhe përfshin tre aplikacione: Telefonike, Kompjuterike, dhe Administratori konsol. Aplikacioni është në tri gjuhë: anglisht, maqedonisht dhe shqip.Qëllimi i aplikacionit celular, i cili tashmë mund të shkarkohet në Android, është të ofrojë qasje të shpejtë në të gjitha informacionet e nevojshme. Të dhëna këto të cilat ndihmojnë për një qëndrim me të rehatshëm dhe interesant të turistëve në vend – tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.
“Turistët nëpermjet paisjeve të tyre mobile do të kenë mundësinë të marrin informacione lidhur me objektet e interesit, si monumente, muze, restorante, hotele, qendra tregtare, vende arkeologjike etj., nëpermjet detajeve të shfaqura, imazheve, koordinatave GPS të paraqitura në një hartë interaktive, vlerësimeve dhe komenteve nga përdoruesit paraprak”, tha ministri Bekteshi.
Aplikacioni celular gjithashtu përmban një mekanizëm për të kërkuar objekte të llojeve të ndryshme duke u bazuar në lokacionet e përafërta të vendndodhjes së përdoruesit. Përveç kësaj, aplikacioni përfshin Planifikues Udhëtimi dhe Ditarin e udhëtarit, të cilët paraqesin gjurmë të udhëtarit dhe ofrojnë mundësinë për të ndarë mendimet e tij në rrjetet sociale. Ditari është gjithashtu pjesë interaktive e këtij aplikacioni, duke bërë qe ky aplikacion te jete i veçantë nga aplikacionet e ngjashme në botë.
WEB-VERSIONI i aplikacionit ka për qëllim që të ofrojë një zgjidhje alternative, sistem ky i cili do të ishte universal për përdorim. Web-Aplikacioni, përveç ofrimit të të gjitha veçorive si te versionit celular, përmban gjithashtu një mekanizëm për të shfaqur logon dhe hapësirë për paraqitjen e objekteve hotelierike, monumenteve kulturore etj. Ky mekanizëm pritet të pranohet nga kompanitë, hotelet dhe palë tjera të interesuara, të cilët do të kenë mundësinë të regjistrojnë objektin e tyre për të hyrë në sistemin e aplikimit, që është një mundësi e mire për promovimin dhe reklamimin e objekteve.
Turizmi në Republikën e Maqedonisë është sektori i vetëm, që në 9 vitet e fundit ka shënuar rritje të vazhdueshme deri 100 përqind. Kështu që vitin 2017-të e kemi përfunduar me një rritje të numrit të turistëve me 16.6%. Numri i turistëve të huaj është rritur në 23.5% në krahasim me vitin 2016. Ndërkohë bujtjet e turistëve të huaj në vend janë rritur në 22.8%.
Ministri Bekteshi tha se “në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve në vend është rritur për 18.7%, dhe atë tek turistët të huaj është shënuar një rritje për 23%, ndërsa numri i turistëve vendorë për 10.8%. Për shembull, vetëm në muajin maj të këtij viti, Maqedoninë e kanë vizituar 104.034 turistë, të cilët mesatarisht kanë qëndruar dy netë në vend. Me gjithë këto të dhëna pozitive, qëllimi ynë është rritja e vazhdueshme e këtij numri, si e numrit të turistëve ashtu edhe për numrin e bujtjeve dhe qëndrimit të tyre në Maqedoni. Andaj një ofertë e mirë turistike, nënkupton automatikisht hyrje më të mëdha valutore n e vend”, tha Bekteshi.
Shpresoj që me këtë projekt, i cili është në fazën përfundimtare, ta fillojmë një sezon të suksesshme vere, për të arritur qëllimin tonë – që turistët trazitorë në udhëtimin e tyre të radhës, ta përzgjedhin vendi tonë si destinacionin e tyre të preferuar – u shpreh Bekteshi.