Shabani: Vazhdojmë aksionet për pastrimin e Qendrës Klinike

Gjatë ditës së sotme, ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, filluan edhe një aksion tjetër për pastrimin e hapësirës në Qendrën klinike ,,Nënë Tereza” në Shkup.

Marketing

Në aksion marrin pjesë 40 punëtorë të NP Higjiena komunale – Shkup, përderisa nga mekanizimi janë shfrytëzuar një automjet për larjen e rrugëve – autocisternë, një automjet special komunal – fshesë, një automjet special komunal i vogël dhe një automjet special komunal – ngarkues.

NP Higjiena komunale – Shkup, nuk e ka për obligim ta mirëmbaj Qendrën klinike por për shkak të ndërgjegjes tonë dhe kujdesit ndaj qytetarëve, të cilët çdo ditë dhe në numër të madh i shfrytëzojnë këto hapësira, ne planifikuam edhe më tutje të ju dalim në ndihmë nevojave të tyre dhe të ndihmojmë të rritet niveli i pastërtisë në Qendër.

Ky aksion realizohet në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet tjera publike ,, Parqe dhe gjelbërime”, ,,Parku i Qytetit” dhe ,,Rrugë dhe rrugica” – deklaroj drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Aksioni për pastrim gjeneral në Qendrën klinike ,,Nënë Tereza” do të vazhdoj edhe nesër.