Zaev largohet nga posti i kryeministrit 100 ditë para zgjedhjeve

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se brenda 100 ditëve para zgjedhjeve, ai do të tërhiqet dhe do të ketë kryeministër teknik, por jo edhe qeveri teknike, siç ishte rasti me Marrëveshjen e Përzhinos.

Marketing

Kurdo që do të ketë zgjedhje parlamentare kryeministri largohet 100 ditë para zgjedhjeve dhe vjen kryeministri teknik. Ju them publikisht se unë jam në këtë qëndrim- u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Propozim-ligji mbi financimin e partive politike, që është edhe një ndër kushtet e opozitës për të zhbllokuar KSHZ-në, ka marr dritë jeshile. Opozita dhe pushteti janë pajtuar për modelin e tij dhe i njëjti është lëshuar në procedurë parlamentare.