SHBA-ja është e bindur se Marrëveshja me Greqinë do të vazhdojë të plotësohet dhe pret Maqedonia si Maqedoni Veriore të bëhet anëtare e NATO-s. Këtë sonte e deklaroi ambasadori amerikan Xhes Bejli, i cili sonte ka qenë mysafir në lajmet e televizionit Kanal 5.
Theksoi se duhet të formohet Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të mundet t’i realizojë përgatitjet për referendumin e ardhshëm, në të cilin qytetarët do ta shprehin mendimin e tyre.
I pyetur për vijimin e referendumit, Bejli tha se ky është momenti kur qytetarët e Maqedonisë do të duhet të vendosin nëse duan të ardhme në NATO dhe BE.
“Mendoj se do të votojnë për këtë sepse përkrahja e NATO-s ekziston në vend që nga vitet e 90-ta, nga pavarësia. Mendoj se që nga samiti në Bukuresht e dukshme është se duhej të vjen deri te marrëveshja me Greqinë që çështja me emrin të shkojë përpara. Ky është kompromis i rëndë, por mendoj se tani qytetarët e vendit kanë mundësi ta shohin të ardhmen e tyre”, tha Bejli.
Potencoi se shumë herë ka biseduar me presidentin Gjorge Ivanov për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe ai, siç tha, kohë të gjatë ka qenë përkrahës i fuqishëm.