Tiranë, arrestohet për korrupsion oficeri i policisë rrugore

Një oficer policie është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme pasi i ka marrë para një qytetari për të mos i vendosur gjobë. Në pranga është vënë Emiljano Taku, oficer i Policisë Rrugore të Tiranës.

Marketing

Njoftimi për arrestimin e oficerit të Policisë:
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë, arrestoi një punonjës policie për korrupsion
Arrestimi i punonjësit të Policisë me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore, Emiljano Taku, u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë.

Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.