Novosellë: Banorët kërkojnë rindërtimin e shkollës

Mbi 200 nxënës të shkollës fillore 11 tetori , në fshatin Novosellë të komunës së Bogovinës, me një shtator nuk do të mund të fillojnë procesin mësimorë për arsye siç edhe dihen se kjo shkollë në zgjedhjet lokale të vitit që shkoi është djegur tërësisht.

Marketing

Banorët kërkojnë urgjentisht si nga pushteti lokalë ashtu edhe nga ai qendror të marrin masa dhe të ndërtohet kjo shkollë.

“Dy javë pas djegies së shkollë vinin na vizitonin na premtonin se do bëjnë diçka, mirëpo prej atëherë e deri më sot as ata të nivelit lokalë e as ato të pushteti qendror nuk erdhën më të interesohen për shkollën e Novosellës. Me sa un shohë deri më tani nuk shohë as një lëvizje në këtë drejtim dhe nuk është bërë as gjë deri më tani”, shprehet mësimdhënësi Rizvan Islami.

Pas djegies së shkollës në Novosellë, këshilli i prindërve së bashku me pushtetin lokalë patën arritur që të zgjedhin përkohësisht problemin dhe nxënësit vazhduan procesin mësimorë në mektebin e xhamisë dhe disa lokale tjera në këtë fshat, por këtë vit ata kanë paralajmëruar se objektet në fjalë nuk do të mund ti japin në shfrytëzim të shkollës.

“Bashkëpunim edhe me këshillin e xhamisë disa objekte ishin ne e kaluam vitin shkollorë 2017/2018, me shpresë se institucionet përkatëse do marrin masa dhe të kryejnë shkollën, po siç e shihni edhe ju nga muaj i dhjetë kurë është djegur shkolla e deri më tani, nuk është marrë as në hapë. Ne kërkojmë ato çka kanë obligim janë zotuar para qytetarëve do ju shërben qytetarëve ti kryen obligimet e veta, dhe fëmijët tanë të fillojnë vitin shkollor si gjithë fëmijët tjerë. Na ka paralajmëruar edhe këshilli i xhamisë se ato lokacione që i kemi shfrytëzuar për mbarëvajtjen e arsimit disa objekte private që i kemi shfrytëzuar fëmijët vitin shkollorë 2017/2018, mos e humbim ato nuk i kemi më në shërbim për të shfrytëzuar”, theksoi kryetari i kshillit të prindërve.

Ndërkohë nga komuna e Bogovinës janë shprehur se të gjitha dokumentacionet e nevojshme që ka kërkuar ministria e arsimit për shkollë janë dorëzuar dhe presin që sa më shpejtë të marrin masa që shkolla të rindërtohet.

“Më lejoni që të them se nga 17 nëntori i vitit të kaluar të gjitha dokumentacionet si komunë që është kërkuar nga ana e ministrisë së arsimit i kemi kompletuar dhe mbetet e ministrisë së arsimit që të intervenojë, gjegjësisht të bëjë hapjen e tenderit për të pranuar ofertën më të mirë që të filloj me punë”, shprehet udhëheqës i sektorit për arsim në Bogovinë, Nuriman Tefiku.

Nga ministria e arsimit thonë se janë në dijeni të problemit në fjalë dhe shumë shpejtë pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e shkollës.

Banorët paralajmëruan se nëse nuk mëren masa dhe nuk zgjidhet problemi me shkollën nxënësit e këtij fshati do të bojkotojnë mësimin këtë vit.