Unë vuaj nga beli, por i kam harruar gjërat e mija, çdo dit që vjen bëhem më i fort, që t’i rregulloj këto fëmijë, thotë babai i vajzës, Asqeri Hyskaj.
Lotët po i rrjedhin për Anisën.
Ky është Asqeri Hyskaj me origjinë nga Shqipëria, që jeton në Tetovë.
Anisa është 7 vjeçe, ajo ende nuk mund ta kuptoj që po vuan nga një sëmundje, e cila në të ardhmen mund t’i shkaktoj shumë probleme.
Babai tregon se mjekët e dëmtuan Anisën gjatë lindjes, duke ja dëmtuar ky¬çet e këmbës. Ai thotë se nuk ka para ta kuroj jashtë shtetit, ndërsa druan se në të ardhmen vajza mund të ketë probleme në të ecurit.
“Vajza ime sot vuan nga kyçet e këmbëve, kam edhe incizimet nga spitali i Tetovës, ka një shkëputje, të dyja këmbët siç duken këtu janë të shkëputura, dhe e mban vetëm mishi e mban pjesën e trupit. Këto janë të shkëputura nga pjesa e kockës.
Unë si prind nuk kam takat, për këtë më kanë thënë që kërkohen 20 mijë euro për ta shëruar fëmijën” tha Hyskaj.
Asqeri thotë nuk dëshiron të vdes pa i rritur fëmijët. E nëna Valbona, nuk mund të flas dot nga lotët. Ajo tregon edhe për gjendjen e vështir financiare.
“Jeta ime është shumë e vështirë , kam vuajtur shumë, shtëpi nuk kam rri tek nëna ime, nuk kam ku të ri nëpër spitale, tha nëna e Anisës, Valbona Çela.
Kjo familje për momentin jeton me qira në një shtëpi në Tetovë.
Për qiranë paguajnë 100 euro, ndërsa ndihmë sociale nuk marrin.
Nëna e tre fëmijëve nuk do asgjë tjetër, vetëm ndihmë për ta shëruar Anisën e vogël.
“ Unë i lutem të gjithë atyre që kanë mundësi të na ndihmojnë…. “tha e mbuluar me lotë, nëna Valbonë.
Nr.familjes 079 299 084