Skuadra e FC Shkupi pësoi disfatë në ndeshjen e parë të eliminatoreve në Ligën Evropa, kundër Glazgou Renxhersit me 0-2. Tani kjo skuadër është koncetruar maksimalisht që të “revanshohet” për mikëpritjen e mirë që skuadra skoceze e përgatiti në stadiumin “Ibrox” ku ishin plot 50 mijë spektatorë.
FC Shkupi tani kërkon përkrahjen e të gjithë adhuruesve të futbollit që të jenë në shkallët e stadiumit “Filipi i Dytë” në Shkup, më 17 korrik, për ndeshjen kthyese kundër Glazgou Renxhers, që nis në orën 18.00.
Me këtë rast është përgatitur një video material si motiv shtesë për futbollistët, tifozët, por edhe për të adhuruesit e futbollit që të vijnë në numër sa më të madh, gjatë ditës së martë në stadiumin “Filipi i Dytë”. Biletat janë në shitje dhe kapin shifrat prej 100, 200 , 400 e deri më 1000 denarë.