Ndër projektet e modernizimit të Arabisë Saudite, shpallur nën moton “Vizion 2030” nga Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman, është dhe “Rruga drejt Mekës”, një thjeshtëzim i shërbimeve për pelegrinët nga e gjithë bota të cilët do rendin drejt qytetit të shenjtë të Mekës për ritualin e Haxhit. Nisja e projektit ka patur si lëndë të parë njerëzore pelegrinët në dy avionë të nisur nga Malajzia.
Aty synohet që çdo procedurë mbi pelegrinët, si shenjat e gishtërinjve apo vaksinat të kontrollohen në mënyrë elektronike nga autoritetet saudite, në vendet nga ato nisen. Pra, çdo gjë do të kryhet në vendet nga ku nisen pelegrinët, pa qenë nevoja për shumë kontrolle proceduriale në aeroportet e vendit pritës, në këtë rast Saudisë. Madje edhe bagazhet e pelegrinëve do mbahen e transportohen nga autoritetet, sipas adresimit, e jo nga ana vetë, duke jua lehtësuar kështu mundin e udhëtimit.
“Rruga drejt Mekës” është një nga nismat që po zbatohen në koordinim me vendet që kanë kërkuar të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga kjo. Malajzia ishte e para.