Thaçi në takim me strukturat e degës së PDSH-së të Bogovinës, Bërvenicës dhe Zhelinës

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot zhvilloi takim me strukturat e degës së Bogovinës, Bërvenicës dhe Zhelinës, ku ishin prezent kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve përkatëse.

Marketing

Në këtë takim Kryetari Thaçi foli për situatën aktuale politike me theks të veçantë për rëndësinë e de-bllokimit të proceseve integruese dhe për rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, duke falënderuar kontributin e lartë të faktorit ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Kryetari Thaçi gjithashtu bashkëbisedoi me strukturat partiake për veprimet e mëtutjeshme, me qëllim të forcimit të forcës tonë politike duke inkuadruar kuadro të reja me kapacitete profesionale.

Marketing