Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës tregon se negociatat e vazhdueshme dhe diplomacia sjellin rezultate, thotë kancelari i Austrisë, Sebastian Kurc në intervistë për gazetën greke “Katimerini” dhe e potencon edhe përkrahjen austriake për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
“Me ngrohtësi e përshëndesim marrëveshjen mes të dy palëve. Tregon se negociatat e vazhdueshme dhe diplomacia sjellin rezultat. Për Austrinë rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet bazë në politikën tonë të jashtme dhe evropiane, por edhe të kryesimit tonë me BE-në. E përkrahim linjën e komisarit për Zgjerim, Johanes Han. Sigurimi i rrugës së ndershme dhe të besueshme drejt BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor u shërben interesave tona në nivel sigurie, në nivelin politik dhe atë ekonomik”, thotë Kurc.
Kancelari austriak për “Katimerini”, komenton se duhet menjëherë të ndërpriten negociatat mes BE-së dhe Turqisë, sepse “Turqia viteve të fundit distancohet nga Evropa dhe nga vlerat evropiane”, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.