Shqipëri, ‘Vettingu’ shkarkon gjyqtarin e Gjykatës Kushtetueses

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Shqipëri ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin, i cili është një nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të vettingut.

Marketing

Edhe për ketë gjyqtar KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastërtine e figurës, pasi sipas verifikimeve ai shoqërohet me persona me precedentë me të cilët edhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Por avokati mbrojtes i gjyqtarit deklaroi se pasuria e tij dhe e personave te lidhur me te është e justifikueshme.
Për sa i përket personi për të cilin KPK ka kontaktuar se është me precedentë, ai është nipi i tij./oranews

Marketing