Intelektualët grekë mbështesin marrëveshjen e Prespës

Ne, majtistët, demokratët dhe qytetarët progresivë, e mbështesim Marrëveshjen, sepse jemi kundër nacionalizmit dhe revizionizmit dhe angazhohemi për fqinjësi të qetë, solidare, evropiane, ballkanike, sepse Marrëveshja i tejkalon tensionet nacionaliste dhe fetare, shkruan në testin të nënshkruar nga mbi 320 intelektualë grekë, midis të cilëve profesorë universitarë, gazetarë, shkrimtarë, për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Nënshkruesit mendojnë se zgjidhja midis Maqedonisë dhe Greqisë “e siguron ardhmërinë e popujve të të dyja vendeve, por edhe fqinjësinë ballkanike me paqe, solidaritet dhe zhvillim të përbashkët”, tërësisht përgjigjet me pozitat greke për emër të ndërlikuar me përcaktim gjeografik dhe “qartë i përcakton kufijtë politikë, gjeografikë dhe kulturorë midis Maqedonisë greke dhe Maqedonisë Veriore”.

“I respekton në mënyrë dinjitoze edhe të drejtën e vetëvendosjes së vendit fqinj. E konfirmon marrëveshjen gjuhësore (siç është njohur nga vendi ynë tanë më disa dekada me radhë) dhe shtetësia e vendit fqinj dhe e tregon në praktikë vullnetin e Greqisë për ndërtimin e një të ardhme stabile të miqësisë dhe paqes me ‘Maqedoninë Veriore’. Greqia, si vend demokratik dhe evropian i respekton vendimet e parimeve bazë të KB-së”, shkruan në tekst.

Sipas mediave greke, nënshkrimin e tyre deri më tani e kanë dhënë gjithsej 326 persona, ndërsa nënshkrimi vazhdon.

Marketing