Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot, pak orë para takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin se NATO-ja nuk kishte qenë kurrë kaq e fortë.
“NATO-ja nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar (…) Me shumë mundësi NATO-ja nuk ka qenë kurrë kaq e fortë sa është sot”, deklaroi Trump gjatë një takimi me presidentin finlandez, Sauli Niinisto.
“Ishte pak e vështirë në fillim, por në fund fitoi dashuria”, shtoi ai, duke foluar për samitin e Aleancës në Bruksel.
Ky samit u zhvillua në një klimë veçanërisht të tensionuar për shkak të deklaratave shumë agresive të presidentit amerikan kundrejt aleatëve të akuzuar se nuk paguajnë sa duhet.