Xanakopulos: Marrëveshja do të kalojë në parlamentin grek

Është e qartë se marrëveshja do të kalojë në Parlamentin grek, në të kundërtën nuk do ta kishim nënshkruar, thotë zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitiris Xanakopulos, në një intervistë për radion greke Real fm.

Marketing

Xanakopulos sqaron se qeveria greke dëshiron që në Parlament të ketë shumicë sa më të madhe “për këtë marrëveshje shumë të rëndësishme, që në mënyrën më të mirë të mundshme mbyll një çështje 25 vjeçare”.

“Zoti Kamenos dhe Grekët e pavarur dorëzuan propozim lidhur me nevojën për një shumicë më të zgjeruar në Parlamentin grek, për 180 deputetë. Ky propozim është në tryezë. Qeveria greke i pret rezultatet në referendum dhe tentimin për revizion kushtetues dhe pasi të përfundojë kjo në mënyrë pozitive, do ta bëjmë atë që e parasheh marrëveshja, ta sjellim në Parlamentin grek, sepse janë për një shumicë sa më të madhe të mundshme parlamentare, e cila sipas mendimit tim, është e mundur të arrihet”, tha Xanakopulos për radion greke.

Marketing