Ndërhyrja e biznesmenëve pro-rusë, Spasovski: Nuk mendoj për hetime përmes mediave

Nuk mendoj për hetime përmes mediave, thotë ministri i brendshëm Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve nëse MPB ka njohuri apo të ngre hetime lidhur me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se biznesmenë pro rus nga Greqia kanë paguar për dhunën në vigjilje të referendumit.

Marketing

“Çfarëdo informacioni të kemi sa i takon çështjeve senzitive, as që mundim, as guxojmë, as edhe nevojitet atë ta bëjmë përmes mediave dhe si hetim ta zbatojmë përmes mediave. Duhet ta dini se në çdo moment kur të kemi të kumtojmë diçka, që është në fazën e mundësive, atë do e bëjmë”, ka thënë Spasovski.

Marketing