Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Pit Maroko sot në Shkup

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së dhe shef i Byrosë për konflikte dhe operacione për stabilizim, Pit Maroko, sot qëndron në Maqedoni në suaza të turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit.

Marketing

Maroko pasdite do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa pritet të bisedojë edhe me përfaqësues të Qeverisë.

Siç kumtoi Stejt Departamenti, Maroko është për vizitë të Ballkanit Perëndimor me qëllim që ta shprehë angazhimin e vazhduar të Byrosë në rajon si prioritet të lartë.
Nismat rajonale për ballafaqim me ekstremizmin e dhunshëm dhe përpjekjet për përforcimin e dialogut ndërfetar të Ballkanit Perëndimor do të jenë temat në të cilat Maroko do të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve të shteteve të cilat do t’i vizitojë.

Maroko gjithashtu do të japë edhe mbështetje për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.
Krahas Maqedonisë, turneu ballkanik i Pit Marokos i përfshin edhe Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.