Godet rrufeja, një i vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër

Goditja nga rrufeja ditën e sotme në fshatin Suka Dajç të Shkodrës, ka rezultuar fatale për një person, i cili ka humbur jetën, teksa dy të tjerë janë plagosur. Paraprakisht u dyshua se ishin tre të plagosur, ndërsa pas konfirmimeve zyrtare u raportua se njëri prej tyre kishte humbur jetën.

Marketing

Sipas të dhënave, mësohet se dy të lënduarit janë transportuar drejtë spitalit, dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vijim pritet të mësohet edhe identiteti i personave në fjalë.