Delegacioni i Kosovës gjendet sot në Bruksel në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovës-Serbi, njofton Klan Kosova.
Pjesë të këtij delegacioni janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kryeparlamentri Kadri Veseli dhe zëvendësministri Fatmir Limaj.
Mbrëmë, avioni në të cilin po udhëtonte ky delegacion, për shkak të pakujdesisë së pilotit, duke hyrë në hapësirën e kontrolluar nga Serbia, por ky incident kishte përfunduar pa asnjë problem.