Zëvendëskryeministri Osmani takoi Qenan Ramadanin

Sot, zv/kryeministri, Bujar Osmani është takuar me Qenan Ramadanin, i cili është emëruar Ambasador i Maqedonisë në Zvicër.

Marketing

“Takim me Kenan Ramadanin, me rastin e emërimit të tij për Ambasador të Republikës së Maqedonisë në Zvicër. Eksperienca e tij disavjeçare do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Zvicrës – vend i cili është një ndër donatorët më të rëndësishëm dhe që ka rol historik në zhvillimin dhe përparimin e Maqedonisë” ka shkruar Osmani pas takimit me Ramadanin.

Ndryshe Qenan Ramadani ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.