Qytetarët më së shumti ankohen për rrjetin e internetit dhe telefonisë celulare

Numri i ankesave të shfrytëzuesve të shërbimeve elektronike të komunikimit në Maqedoni shënjon rritje në krahasim me vitin 2017, theksohet në raportin sot të publikuar të Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) nga testimi i mendimit publik nga aspekti i mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve elektronike të komunikimit/shfrytëzues rezidencial.

Marketing

Sipas sondazhit, të zbatuar nga 31 maji deri më 14 qershor të këtij viti tek 1.100 të anketuar përmes telefonit më së shumti janë ankuar shfrytëzuesit e internetit – 32,6 për qind e amvisërive në të cilët janë shfrytëzues, pas çka vijojnë për televizion – 22,5 për qind të amvisërive në të cilët shfrytëzohet shërbimi i operatorit, pra për telefoni fiskale – 12,5 për qind e shfrytëzuesve. Më së paku përmes telefonit janë ankuar shfrytëzuesit e shërbimit të telefonisë mobile – 11,8 për qind.

Ankesa me shkrim, megjithatë më së shumti shfrytëzuesit e telefonisë fikse – 1,9 për qind, pas tyre vijojnë amvisëritë në të cilat shfrytëzohet shërbimi i internetit me 1,7 për qind dhe shërbimi i televizionit me 1,4 për qind të amvisërive në të cilat shfrytëzohen ato shërbime. Për telefoni mobile është ankuar më së shumti edhe me ankesa me shkrim, gjegjësisht 1,1 për qind të amvisërive.

Sipas analizës, të zbatuar vitin e kaluar, tek secila prej shërbimeve elektronike të komunikimit ka rritje të lehtë të shfrytëzuesve me përjashtim të televizionit i cili gradualisht bien që nga viti 2016. Shumica e shfrytëzuesve janë të kënaqur nga çmimet dhe nga cilësia e shërbimeve, me ç’rast e gjithë kënaqësia (shuma e përgjigjeve “jam shumë i kënaqur” dhe “jam i kënaqur”) nga cilësia është më e madhe tek shërbimet fikse telefonike (85 për qind) pastaj vijojnë shërbimet televizion (76 për qind), telefoni mobile (76 për qind) dhe internet (74 për qind).

Në përgjithësi, kënaqësi nga çmimet e shërbimeve të telekomunikimit në vitin 2017 shënojnë rritje të lehtë në krahasim me vitin paraprak , përveç tek shërbimi i televizionit, ku ulet kënaqësia nga vitin paraprak 2017, për nëntë për qind. Më shumë kënaqësi nga çmimet vërehet tek shfrytëzuesit e telefonisë fikse (79 për qind) pas çka vijojnë shfrytëzuesit e internetit (71 për qind), pastaj shfrytëzuesit e telefonisë mobile dhe televizioni me nga 70 për qind.

Besnikëria është më e lartë tek shfrytëzuesit e shërbimit të telefonisë mobile, gjegjësisht 76,4 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nëse për momentin duhet të përzgjedhin operator, do të qëndrojnë tek operatori i njëjtë. Pas tyre vijon shërbimi i telefonisë mobile, për çka 74,4 për qind e shfrytëzuesve do të mbesin tek operatori i njëjtë, tek shërbimi internet ku 71,3 për qind e shfrytëzuesve u deklaruan se do të mbesin tek operatori i njëjtë, ndërsa besnikëria është më e ulët tek shfrytëzuesit e shërbimit televizion – 66,5 për qind e të anketuarve do të mbesin tek operatori që e shfrytëzojnë.

Marketing