Mançevski: Mund të shfrytëzojmë përvojat pozitive estoneze në digjitalizim

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, i cili merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për hapjen e partneritetit qeveritar në Tbilisi, Gjeorgji realizoi takim me ministrin estonez të Administratës Publike, Janek Magi.

Marketing

Në mbledhje është biseduar për procesin e digjitalizimit në Estoni dhe përvojat pozitive të cilat mund të barten në Maqedoni dhe në atë kontekst janë shqyrtuar mundësitë për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim.

Ministri Mançevski, siç kumtoi kabineti i tij, ka vlerësuar se ekspertizën që e ka Estonia mund të shërbejë si shembull dhe motiv për përkushtimin dhe realizimin e qëllimeve të projektuara për digjitalizimin e Maqedonisë. Ai ka shtuar se bashkëpunimi i TIK kompanive në të dy vendet, investimi në projektet inovative dhe start ap në Maqedoni është i hapur dhe ka theksuar se Ministria dhe Qeveria punojnë në atë që Maqedonia sipas shembullit të Estonisë të jetë TIK destinacioni i ardhshëm në Evropë.

Marketing