Të dhënat zyrtare për ndotjen në Tetovë

Lidhur me reagimin e Jugohromit sot, duam ta njoftojmë opinionin edhe një herë se Eco Guerilla të dhënat për nivelin e ndotjes në Tetovë i ka publikuar saktësisht nga matjet zyrtare të Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë me sëmundje respiratorike është nga Instituti i Shëndetit Publik të RM. Nш 2015 kur ka punuar Jugohromi ky numër ka qenë 31,446, ndërsa në 2017 kur nuk ka punuar, ky numër bie në 18,578 raste.

Marketing

Përse Jugohromi ka aq frikë nga mbikqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendojnë se do e instalojnë, i përmbush standardet e kërkuara ekologjike?

Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Etiketimet që duam të jemi mbi institucionet janë të pavërteta, ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin.

Duam ta informojmë edhe Jugohromin edhe Zv kryeministrin Angjushev që Maqedonia ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor.

Ne tashmë jemi në negociata me ekspertë të pavarur, të cilët vullnetarisht do të angazhohen në këtë proces.

Marketing