Nota mesatare nga matura shtetërore 3.42

Nota mesatare e përgjithshme për provimet për të gjitha lëndët nga matura shtetërore 2017/2018 është 3.42, që nënkupton përmirësim të vogël krahasuar me vitin e kaluar ku rezultati mesatar ishte 3.39. Këto rezultate i njoftuan sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe Drejtoresha e Qendrës së Provimit Shtetëror (DIC) Lidija Gjoshevska.

Marketing

Sipas të dhënave, nota më e lartë mesatare u arrit në lëndën e gjuhës turke 4.18, ndërsa nota më e dobët ishte nga lënda e gjuhës angleze 2.91.

Provimin nuk e kaluan 2.512 nxënës  ose 5.8 për qind.
Afati përfundimtar për ankesa ka përfunduar. Nga 480 ankesa të dorëzuara, janë pranuar 130 prej tyre.