Agjencia ndërkombëtare për rejting kreditor Agjencia “Fiç” e konfirmoi rejtingun e Maqedonisë BB, me dukje pozitive.
Në konstatimin e rejtingut BB ndikuan koherenca e vazhdueshme e politikës makroekonomike dhe financiare, të cilat e mbështesin kursin stabil devizor.
Dukja pozitive ndërkaq e reflekton ambientin më stabil politik që rezulton me besim më të lartë ekonomik, rikahëzim të politikave drejt anëtarësimit në BE dhe marrëdhënieve të përmirësuara ndërkombëtare, thekson Fiç.
Në raport Fiç vlerëson se Qeveria ka arritur përparim kredibil në realizimin e angazhimeve nga ndryshimi i pushtetit në qershor të vitit 2017, përfshirë edhe implementimin e iniciativave urgjente si pjesë e “Planit 3-6-9” reformues, si dhe çështjet e transparencës dhe pavarësisë së institucioneve publike.
Posaçërisht ceket se përmirësimi i transparencës fiskale, si dhe hapat për përmirësim të ambientit afarist për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Gjithashtu vlerësohet edhe përparimi në çështjen rreth emrit, vendimi i Këshillit të BE-së për negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019, si dhe ftesën formale nga NATO-ja për anëtarësim të Maqedonisë pas zgjidhejs së kotnestit me emrin.
Më pas, përmendet se rezultatet e referendumit mund të shkaktojnë pasiguri politike.
Fiç vlerëson se rritja e BPV-së prej 2,7 prë qind këtë vit do të përshpejtohet në dy vitet në vijim, duke treguar se stabiliteti i vazhduar politik dhe rikuperimi gradual i investimeve do ta shtojnë rritjen në afat të mesëm.
Më tutje, vlerësohet se financat publike janë në linjë me ato të vendeve të tjera të ngjashme. Më pas Fiç projekton deficit në vitin 2018 prej 2,6 për qind të BPV-së, ndërsa borxhi publik do të paraqesë 42,3 për qind të BPV-së.
Fiç vlerësopn se rreziqet për stabilitet politik janë ende më të larta nga grupi i vendeve të ngjashme si rezultat i krizës politike mes viteve 2014 dhe 2017.