Rafael Marquez Alvarez është emri i futbollistit që i ka dhënë fund futbollit në mënyrën më të mirë të mundshme.
39-vjecari edhe zyrtarisht i ka varë këpucët në mur!
Marquez së fundmi mori pjesë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Ku së bashku me Kombëtaren e Meksikës arriti të kualifikohej deri në fazën eliminim/direkt.
Mbrojtësi i cili shpesh herë ka luajtur rolin e mesfushorit, karrierën e nisi te klubi i Atlas, ku bëri afro 77 paraqitje. Ai më pas u transferua në Monaco, ku edhe u bë i njohur si futbollist profesionist.
Në vitin 2003, meksikani u transferua në Barcelonë, ku bëri 180 paraqitje dhe shënoi 7 gola.
Nga Barça ai u largua në vitin 2010, për të vazhduar pastaj me klubet si, New York Red Bulls, Leon, Hellas Verona dhe në fund Atlas.
Marquez përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë klubet, trajnerët dhe Kombëtaren e Meksikës për karrierën e tij profesionale.
Kujtojmë që Marquez ka të fituar katër tituj të La Ligas dhe dy të Champions League.