Banka Botërore: Ka përparim të jashtëzakonshëm në menaxhimin e borxhit publik në Maqedoni

Maqedonia për një periudhë të shkurtër ka përparim të jashtëzakonshëm në menaxhimin me borxhin publik, thonë nga Banka Botërore (BB). Në shpalljen për përparimin në suaza të Programit për menaxhim me borxhin publik dhe rreziqet, nga Banka Botërore potencojnë se vitin e fundit në Maqedoni në kohë rekorde është arritur përparim dhe afrim në menaxhimin me borxhin publik në lidhje me praktikat e mira ndërkombëtare me rezultate dukshëm më të mira në krahasim me vendet tjera.

Marketing

“Vëllimi i reformave të cilat sipas Programit implementohen, ndoshta është shumë ambicioze për vendet tjera, por jo edhe për ekipin e sektorit për borxh publik në Ministrinë e Financave të Maqedonisë. Zakonisht shtetet i realizojnë një nga një komponentat e programit, për shkak të resurseve njerëzore të kufizuara, sepse duhet t’i zbatojnë reformat krahas punëve të përditshme. Por në Maqedoni është ndryshe. Atje ka mirëkuptim në ekip, i cili përbëhet vetëm prej 10 njerëzve, se nevojiten reforma dhe me mund punojnë në të gjitha komponentat”, thotë Rodrigo Kabral, lider i ekipit të Bankës Botërore.

Ekipi për borxh publik në Ministrinë e Financave punon në përmirësimin e strategjisë për borxh publik, në ligj të ri për borxh publik, në zhvillim të tregut vendor të letrave shtetërore me vlerë dhe të TI sistemit për menaxhim me borxhin.

Siç theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në debat për llogarinë përfundimtare për vitin 2017 në Kuvend, edhe pse ka trashëguar borxh publik me rritje të shpejtë, vitin e kaluar Ministria e Financave me sukses ka menaxhuar me borxhin. Si rezultat i asaj në vitin 2017, për herë të parë pas nëntë viteve borxhi publik si përqindje e BPV-së është zvogëluar.