Itali, protesta kundër politikës së ashpër ndaj emigracionit

Italia i hodhi poshtë kritikat se po ndjek politika të ashpra ndaj emigracionit, pas protestave përpara Ministrisë së Brendshme, ku tubuesit i bënë përgjegjës autoritetet italiane për vdekjen e refugjatëve në det.

Marketing

Roma nuk lejon organizata joqeveritare apo anije të shoqatave humanitare të zbarkojnë refugjatë në portet e saj. Shifrat e porsapublikuara, sipas VOA-s, tregojnë se politikat e reja italiane kanë rezultuar në uljen e numrit të refugjatëve të mbërritur në Itali, ndërkohë që Spanja është bërë destinacioni numër një për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Disa prej demonstruesve i kishin lyer duart me bojë të kuqe për të ilustruar akuzat e tyre se qeveria italiane i kishte duart e lyera me gjakun e refugjatëve të vdekur. Protestat lidhen me gjetjen në det të hapur të një anijeje të shkatërruar refugjatësh nga një shoqatë humanitare spanjolle në ujrat e Libisë. Në anijen e shkatërruar ishin trupat pa jetë të një gruaje dhe një fëmije. Një grua tjetër u shpëtua gjallë.

Shoqatat akuzojnë Rojen Bregdetare libiane se i ka braktisur refugjatët. Në fillim të javës, Italia u imponoi pesë vendeve të tjera europiane marrjen e 450 imigrantëve të shpëtuar në det, pasi Roma nuk pranoi t’i lejonte zbarkimin në portet italiane.

“Qeverisja koherente dhe pa kompromis jep rezultat”, shkroi triumfator në Tëitter ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.
Shifrat e publikuara nga Frontex tregojnë se 3000 refugjatë përdorën korridorin detar drejt Italisë dhe Maltës muajin e kaluar, ose 87% më pak se qershorin e vitit 2017.