Pritet që së shpejti të vihet në përdorim këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Radushë.
Parku është projektuar dhe siguruar nga Komuna e Sarajit dhe kryetari i saj Blerim Bexheti në bashkëpunim me Këshillin vendor BDI-Radushë.
Përveç argëtimit të fëmijëve ky kënd do të siguron hapësirë të gjelbër me ndriçim ku edhe më të moshuarit mund të kalojnë një pjesë të kohës rreth lumit Vardar.
“Krahas kësaj, shumë shpejt në realizim e sipër edhe do kemi edhe projektin e qendrës sportive ku pritet që edhe i njëjti t’i shtojë më shumë hapësirat për rekreim fshatit Radushë. Premtim nga fushata Bashkë për Komunën që duam”, shkruhet në postimin në Facebook të KV BDI- Radushë.