Rino Gattuso mund të humbasë kapitenin e tij. Oferta e PSG për Bonuccin prej 35 milionë eurosh do të vijë së shpejti. Milani kërkon 40 milionë euro, që do të thotë se diferenca nuk është një pengesë e pakapërcyeshme.
Mbrojtësi dëshiron të dijë planet e pronarëve të rinj të Milanit, ndërsa Elliott dëshiron që të lirohet nga një kontratë prej 10 milionë eurosh neto dhe shpreson në një ankand për mbrojtësin italian. Manchester United dhe Manchester City, në fakt, po monitorojnë situatën dhe janë gati të hyjnë në ankand me PSG, shkruan Top Channel.
Milan, në përputhje me Fair Play-n Financiar të UEFA-s, duhet të bëjë mirë llogaritë (më mirë se në të kaluarën) dhe duhet të shesë para se të blejë. Qëllimi është që të shesë dy mes Donnarumma, Bonucci dhe Suso.
Donnarumma pëlqen Chelsea-n dhe me 40 milionë mund të largohet, duke i lejuar kuqezinjve që të fitojnë një shumë të mirë. Edhe 40 milionë nga shitja e Bonuccit nuk do të ishin aspak keq për Elliot.