Kumanovë, treni godet për vdekje tre persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda si pasojë e goditjes nga treni në hekurudhën Kumanovë-Shkup.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rramanli rreth orës 12. Viktimat mësohet të jenë nga Haraçina e Shkupit. Sipas informacioneve jo zyrtare, aksidenti ka ndodhur për shkak të tentativës së shoferit, i cili ka drejtuar makinën e tipit Golf, për të kaluar hekurudhën.

Në momentin e goditjes, njëri prej udhëtarëve ka arritur të kërcejë nga vetura, ndërsa tre të ndjerit nuk kanë arritur të shmangen për shkak të goditjes nga treni i cili makinën ka shtyrë për disa metra nëpër hekurudhë. Ekipet e policisë dhe Prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekspertizë, ndërsa trupat e viktimave u janë dorëzuar familjes.