Njihet si një nga emrat më të njohur dhe më të lakuar të skenës shqiptare, një këngëtare që kultivon muzikën live dhe që nuk din të ndalet. Brenda vitit Albulena Ukaj sjellë shumë projekte dhe të gjitha rezultojnë hite e kjo falë vokalit të mrekullueshëm që ka. Në këtë intervistë ajo sjellë detaje mbi karierën e saj dhe projektin e fundit në trio të titulluar ‘Ajshe’.
Ke nisur me muzikë në moshë të re, cilat janë baticat dhe zbaticat që ke përjetuar në karierë deri më sot?
Jam e bindur që secili njeri në këtë botë i ndodh që të ketë batica e zbatica ato vetëm se janë pjesë e jetës tonë, andaj edhe unë kam pasur shumë nga ato por që për momentin nuk më vjen ndërmend që të përmend ndonjë.
Sa e kënaqur je nga vetja dhe a ka pasur momente që ke thënë deri këtu e nuk vazhdoj më?
Deri më sot jam shumë e kënaqur me veten arsyeja sepse gjithmonë kam luftuar për të arritur gjërat vetë pa ja zgjatur dorën askujt dhe asnjëherë nuk kam thënë që nuk mundem, gjithmonë kam akceptuar se unë mundem të i’a dal pa marrë parasyshë sfidave të jetës.
Njihesh si një nga vokali më i bukur i skenës shqiptare, ke provuar veten në disa bashkëpunime, me cilin emër të skenës të ka mbetur peng një duet?
Së pari ju falenderoj për këtë kompliment ndërsa sa i përket bashkëpunimeve nuk mendoj që kam lënë peng nëse don Zoti të jem jetë do të kem edhe plot bashkëpunime të tjera.
Krahas vokalit të mrekullueshëm ti ke dhe një fizik për të pasur lakmi, sa i përkushton kujdes vetes?
Nuk eshtë se jam nga ato vajzat që rri 4 orë para pasqyrës, mundohem të jem sa më e thjeshtë dhe natyrale pa e lënë anësh asnjëherë fitnesin, është një gjë që më relakson edhe më bën të ndihem mirë.
A i ndihmon pamja fizike një femre në karierë?
Në kohën që jetojmë mendoj që më shumë po shihet pamja fizike se karakteri i një femre dhe të them të drejtën nuk më pëlqen aspak kjo gjë.
Ke publikuar shumë këngë e hite deri më sot, cilin projekt e ke më shumë për zemre?
Sa ju përket këngëve mendoj se është si puna e fëmijëve nuk mund të ndash njërën nga tjetra..
Sapo ke hedhur në qarkullim një trio me titull ‘Ajshe’ na thuaj më shumë rreth këtij bashkëpunimi dhe sa e kënaqur je?
Është një bashkëpunim mes Ernim Ibrahimit dhe Majesty që tashmë e dinë se është vëllau im, jam ndarë shumë e kënaqur është një këngë ritmike që besoj se do të dëgjohet shumë, të them të drejtën mbetete të shihet si do e pret publiku por ka sinjale shumë pozitive.
A do jetë ky projekti i vetëm për këtë vit?
Patjetër që kënga do të ketë hapësirën e saj mirëpo nuk do të jetë e fundit pasiqë jam duke punuar edhe dy këngë të reja të cilat do të lancohen më vonë, njëherë të shijojmë ‘Ajshen’.
Sa e angazhuar je në ahengje familjare e koncerte?
Këtë vit jam shumë e angazhuar kryesisht me dasma në Kosovë edhe në Maqedoni që kam filluar dhe jam shumë falenderuese për gjithë ata që ditën më të rëndësishme të jetës ma kanë besuar mua.
A do kishe hequr dorë nga kariera muzikore?
Nuk e mendoj asnjëherë këtë gjë sepse tash muzika më është bërë pjesë e jetës.
Na thuaj ndonjë gjë për Albulenën jashtë muzikës, shkak se publiku nuk i njeh anën e saj private?
Albulena është person që nuk ndryshon asnjëherë, një person me zemër të pastër e zemërgjerë që mundohet të lumturoj të gjithë njerëzit që i do, e tillë do të mbetet gjithmonë..