Cikloni “Florijan” po vjen drejt Maqedonisë

Cikloni i quajtur “Florijan” që ka përfshirë rajonin e Evropës Juglindore gjatë pasdites pritet të përfshijë edhe Maqedoninë, duke shkaktuar mot të ndryshueshëm me kushte të reshjeve të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Disa zona do të përfshihen edhe nga breshëri.

Marketing

Enrti Hidrometeorlogjik paralajmërim që qytetarët të kenë kujdes në këtë pasdite dhe orëve të natës, sidomos në pjesën veriperëndimore dhe veriore.

Gjithashtu derisa zgjat ky mot, qytetarët duhet të shkyçin pajisjet elektrike nëpër shtëpitë e tyre dhe të përkujdesen edhe për makinat e tyre, për shkak të e erës së fortë dhe breshërit, që do të përfshijë kryesisht pjesën veriperëndimore dhe veriore.

Temperatura maksimale e ditës do të jetë nga 30-37, por gjatë mbrëmjes do të ketë rënie drastike të temperaturave.