Erdogani e përkrah Ozilin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka përkrahur vendimin e mesfushorit më origjinë turke, Mesut Ozil, për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Marketing

Erdogan ka thënë se ka folur me Ozilin të hënën në mbrëmje, duke shtuar se sjellja e kritikëve e Ozilit është thjesht e papranueshme.

“Kam folur mbrëmë me Ozilin. Sjellja e tij në deklaratat e publikuara është plotësisht patriotike. Nuk mund të pranohet një sjellje e tillë raciste e drejtuar ndaj një të riu, që ka dhënë maksimumin e tij për sukseset e Kombëtares së Gjermanisë”, ka thënë Erdogan në Parlamentin e Turqisë.

Ozil, në një letër që e publikoi në llogarinë e tij në twitter, ka thënë se po pensionohet sepse nuk mund ta durojë më racizmin dhe mosrespektin me të cilin është përballur në Gjermani pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin maj.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/erdogan-e-perkrahe-pensionimin-e-ozilit-561311/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Marketing