Mançevski: Maqedonia është peng i kërkesave për amnisti dhe interesave personale

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot deklaroi se të gjitha reformat në Maqedoni, duke i përfshirë edhe ato mediatike, janë subjekt pengu për shkak të interesave personale të individëve me prapavijë politike dhe për shkak të kërkesës për amnisti. Ai sot në Kuvend ka marrë pjesë në Komisionin për Transport, Lidhje dhe Ekologji ku u shqyrtuan amendamentet e ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Marketing

“Seanca e sotme e Komisionit në Kuvend sërish tregon se opozita dëshiron ta bllokojë procesin e sjelljes së këtij ligji. Reformat mediatike dhe të gjitha reformat e tjera në Maqedoni janë subjekt pengu për shkak të interesave personave të individëve me prapavijë partiake dhe për shkak të kërkesave për amnisti”, deklaroi Mançevski, i cili gjithashtu është pjesë e grupeve të punës për ligjet që dje ishin temë e takimit të liderëve edhe për KSHZ-në.

Sipas tij, grupet e punës ende punojnë në detaje të ligjeve.

Për atë nëse është e saktë se VMRO-DPMNE kanë kërkuar fshirje të nenit 165 të Kodit Penal, Mançevski tha se ka pasur edhe “kërkesa të tilla, dhe disa kërkesa të tjera për amnisti”, por ai nuk dëshiron të hyjë në detaje. Me më shumë detaje paralajmëroi deklaratë nga partia e tij LSDM.

“Edhe Maqedonia edhe çështja e referendumit janë peng i kërkesës për amnisti dhe për ruajtje të interesave personale”, pohoi ministri Mançevski.

Duke folur për debatin e amendamenteve të ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, ai tha se temë ka qenë gjithçka përveç reformave mediatike. U bëri thirrje dhe apelon deri te këshilli programues i RTVM-së dhe deri te njerëzit e parë të Agjencisë për mediume të japin dorëheqje që të lejojnë të ndodhin reformat në media.

“Të lejojnë reforma mediatike të ndodhin në Maqedoni, politikanët t’i heqin duart nga mediumet dhe të lejojnë procedurë transparente në të cilën ato vetë do të mund të aplikojnë dhe do të mund të zgjidhen”, tha Mançevski.

Marketing