Maqedoni, tre milionë euro dëme nga rritja e doganave për import në Kosovë

ujqit në Maqedoni kërkojnë shfuqizimin e masës së Qeverisë së Kosovës, e cila vendosi të rrit doganat për importin e prodhimeve bujqësore. Bujqit thonë se është shkaktuar dëm i madh në ekonomik, duke arritur deri në tre milionë euro.

Marketing

Sipas Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) vendimi i Kosovës është politik dhe nuk përkon me nevojat e tregut. Ndërsa Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) kërkon që sa më parë të gjendet zgjidhje, por jo edhe të vendosen kundër-masa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi i Kosovës nuk është i pabazë dhe në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s. Apelojmë që problemi të zgjidhet sa më parë, pa vonesa, pasi çdo ditë që kalon dëm, dëmi nuk mund të kompensohet”, tha drejtori i LOE, Aleksandar Zarkov.

Ndërsa drejtori i OEMVP-së, Drilon Iseni, tha se vendimi i Kosovës është jopopullor dhe duhet të rishqyrtohet. Iseni tha se janë kundër vendosjes së kundër-masave, pasi sipas tij, kjo do të dëmtonte gjithë ekonominë.

Ministri i Bujqësisë në Maqedoni Ljupço Nikollovski, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria e Kosovës në seancën e sotme të saj, do të vendimin për rritjen e doganave dhe pritet që së shpejti të sjellin vendim.

Marketing