OSMANI: Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim, partner i rëndësishëm në implentimin e reformave të Maqedonisë

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Marketing

Në takim u prezantua Strategjia e re për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe BERZh-it për vitin 2018 – 2023, statusi i implementimit të projekteve financuar nga ana e BERZh-it, si dhe aktivitetet që do të ndërmerren në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët.
Përfaqësuesit e BERZh-it theksuan se në draft versionin e Strategjisë së re për bashkëpunim me Maqedoninë në periudhën 2018 – 2023, janë identifikuar fusha kyçe që do të jenë në fokus të bashkëpunimit me vendin tonë në periudhën e ardhshme.

Në këtë kontekst Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se prioritetet strategjike të bashkëpunimit të BERZh-it me Maqedoninë në periudhën 2018-2023 janë në përputhje me programin e Qeverisë dhe Agjendën e BE-së ku është planifikuar mbështetja e konkurrencës dhe integrimi rajonal.

Osmani shtoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe BERZh-it në mënyrë plotësuese është intensifikuar përmes instrumentit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si pjesë e Agjendës për ndërlidhje. Ky instrument dukshëm vendosi dinamikë shtesë procesit të integrimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes së cilës vendet mund të aplikojnë për grand mjete për ndihmë teknike dhe investime për implementimin e projekteve financuar me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditor bilateral, në sektorët për: energjetikë, transport, ambient jetësor si dhe sektorëve social dhe digjital.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e BERZh-it, me ndihmën e të cilit përmes WBIF-s deri më tani R. e Maqedonisë ka fituar rreth 102 milion euro grande investuese për infrastrukturë, prej të cilave 82 milion euro (12 milion euro për projektin “interkonektim 400kV Maqedoni (Manastir) – Shqipëri (Elbasan)” dhe 70 milion euro për “Projektin për përmirësimin e pjesës lindore të vijës hekurudhore të Korridorit VIII – pjesa e tretë (Kriva Pallankë – Deve Bair, kufiri drejt Bullgarisë)”.

Të dy palët theksuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë duke i potencuar projektet e ardhshme të parapara për realizim me mbështetjen e BERZh-t për të cilën pritet konfirmim të grandit investues nga WBIF si që janë Projekt për përmirësimin e pjesës së autostradës Kërçovë – Gostivar dhe Projekti për përmirësim dhe zhvillimin e rrugëve Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë.

Marketing