Ademi përplaset me Gjorçevin: Muzeu i VMRO-së riemërtohet, janë zbuluar parregullsi

Ministri i kulturës Asaf Ademi është përplasur me deputetin e VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev pasi ky i fundit i kërkoi të mos ndërhyjë në muzeun e VMRO-së duke thënë se kjo është pasuri e shenjtë për popullin maqedonas.

Marketing

Ministri Ademi në përgjigjen e tij tha se muzeu as nuk rrënohet e as nuk dëmtohet, por ka një komision që ka konstatuar se duhet të riemërtohet dhe ka zbuluar shumë parregullsi në projekt.

“Më vjen keq që parashtroni pyetje deri tek ministri i Kulturës shqiptar, e jo vetëm deri tek ministri. Nuk fshihem pas vendimeve, ekziston grup punues për arsyeshmërinë e ekzistimit të këtij muzeu. Muzeu nuk do të mbyllet, por do të riemërtohet. Aty janë konstatuar një sërë parregullsish të cilat i kanë vërtetuar ekspertët. Këtë vendim nuk do ta sjellë ministër shqiptar, por ministër i Kulturës së Maqedonisë”, ka deklaruar Ademi , raporton SHENJA.

Marketing