Angjushev: Në “Osllomej” me siguri do të ndërtohet kazan i qymyrit me kalori të lartë

Në Termoelektranën “Osllomej” me siguri do të ndërtohet kazan për qymyr me kalori të lartë që do të importohet, tha zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve dhe shtoi se gjatë ndërtimit do të implementohen të gjitha standardet nga aspekti i ekologjisë.

Marketing

“Ndërkohë “Osllomej” që ta ulë presionin e çmimit të energjisë elektrike në ELEM , respektivisht t’ zvogëlojë humbjet nga 12 deri në 16 milionë euro në nivel vjetor, do të punojë një periudhë të caktuar, kur do të ketë më tepër nevojë për energji elektrike dhe me këtë rast do të mbahet kujdes për të gjitha standardet ekologjike, gjegjësisht filtrat elektrostatik, që janë instaluar të jenë në funksion”, tha Angjushev.

Bëhet fjalë siç sqaroi, për punë afatshkurte në periudhën e ardhshme, ndërsa strategjia afatgjate duhet të jetë me ndërtim të një kazani të ri me të gjitha standardet ekologjike.

Marketing