KRSKRR: Vozitësit të mos nisen në rrugë të lodhur

Parents Taking Children On Trip In Open Top Car

Lodhja konsiderohet si një nga pesë shkaqet fatale për fatkeqësi në komunikacion. Njëzet për qind e fatkeqësive që ndodhin në rrugë janë për shkak të lodhjes së vozitësve.

Marketing

Nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR) bën thirrje që vozitësit ta ndjekin nivelin e lodhjes në mënyrë që të mos ndodhë ta rerzikojnë jetëpn e tyre dhe të pjesëmarrësve tët jerë në komunikacion.

KRSKRR i këshillon vozitësit të flejnë dhe të pushojnë para udhëtimit. Nëse nisen në rrugë të gjatë, të evitojnë rrugët të cilat kanë më shumë përmbajtje në vozitje, të planifikojnë vende për t’u ndalur, të pinë më shumë ujë në mënyrë që të mos vijë deri te dehidrimi, të evitojnë lëngjet me shumë sheqer dhe alkool, të hanë më pak dhe të evitojnë ushqimin “e rëndë”.

Vozitësit duhet të bëjnë pauza të shkurtëra në çdo dy orë. Pauzat e gjata rekomandohen mes orës 15 dhe 17 sepse në këtë periudhë të ditës vozitësit janë më të lodhur.

Marketing