Me nderime të larta shtetërore u varros Adem Demaçi.

Iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të shquar, Adem Demaçit. Ceremonia komemorative për nderë të jetës dhe veprës së veprimtarit, Adem Demaçit u mbajtë sot në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30.

Marketing

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj. Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët u nisën drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi u bë nga ora 12:00. Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, u bënë për ta nderuar jetën dhe veprën e tij. “Mandela i Kosovës” vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.

Ai kaloi 28 vjet në burg për shkak të veprimtarisë së tij politike.

Marketing