Referendumi, Musliu: Nuk kontestohet, prioritet i partive, Ivanov dhe opozita do ta mbështesin

Analisti politik Albert Musliu thotë se do të ketë edhe takime të tjera liderëve për tejkalimin e kësaj çështje. Sipas tij VMRO e as LSDM nuk mund ti ikin referendumit pasi kjo ishte edhe një prej prioriteteve të tyre.

Marketing

“Nuk besoj se do të guxojë ndokush të tërhiqet prej mbështetjes të mbajtjes së referendumit ose të shkojë në ndonjë bojkot. Mendoj se do të kemi edhe një prej atyre etnopolitikave që mbahen te ne, do të ketë pak barrierë politike rreth definimit të pyetjes, por unë mendoj se përfundimi do të jetë ai, se të gjithë do të kyçen më seriozisht në mbajtjen e procesit të referendumit”, shprehet analisti politik Albert Musliu.

Analisti Musliu thotë se me definimin e pyetjes faza tjetër do të jetë gjetja e një zgjidhje më të qëndrueshme që presidenti Ivanov të mos bllokojë proceset dhe vullnetin e popullit duke marrë ingerencat e pushtetit legjislativ.

Edhe VMRO sipas tij mund që të tentojë të përfitojë politiksht por nuk do të shkojë në skajshmëri për të rrezikuar procesin.

“Nuk besoj se do ta lejojnë presidentin Ivanov të bëhet arbitri i cili do të vendos se çka do të ndodh në Maqedoni edhe pse do të mundet ai të obstruojë shprehjen e lirë të vullnetit të popullit. Edhe VMRO-ja e kupton seriozitetin e momentit edhe se nuk do të lejojë të shkojë në skajshmëri edhe të bllokohet procesi i cili do të dëmtonte edhe realizimin e marrëveshjes me Greqinë por edhe do ti bllokonte proceset tona të integrimeve euroatlantike”, shprehet analisti politik Albert Musliu.

Analisti Musliu nuk përjashton përfshirjen edhe të faktorit ndërkombëtarë për mos të lejuar që i gjithë procesi euroatlntik të rrëshqasë dhe Maqedonia të futet në skenare të errëta.

Marketing